Kronikë

Përleshen pesë persona, dy arrestohen

Dy persona kanë marrë lëndime pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur në Malishevë mes pesë të dyshuarve.

Policia e Kosovës raporton se pas një konflikti verbal ka ardhur deri te përleshja ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.