Kronikë

Plagoset një person në rrugën Prishtinë-Pejë

Foto: Koha

Një person është plagosur mbrëmjen e së premtes në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh.

Ahmeti ndër të tjera ka njoftuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, ka thënë ajo.