Një burrë plagoset me armë zjarri në Prishtinë

Një burrë plagoset me armë zjarri në Prishtinë

17 May 2019 12:05

Një burrë është plagosur mbrëmë në Prishtinë rreth orës 22:05 pas një sulmi fizik nga tre persona, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale me tre persona të panjohur të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht, ku njëri nga ta ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar në QKUK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme