Arrestohet në Pejë një shtetas i huaj që ishte në kërkim nga INTERPOL-i Foto: Ilustrim

Arrestohet në Pejë një shtetas i huaj që ishte në kërkim nga INTERPOL-i

16 May 2019 09:54

Dje në Pejë është arrestuar një shtetas i huaj, që siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ishte në kërkim nga INTERPOL-i.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë verifikimit të tij ka rezultuar se pasaporta e prezantuar nga ai ishte e vëllait të tij dhe i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL-i në shtetin e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme