Shënohet viktima e tretë e aksidentit në Kavajë, i riu do të festonte sot ditëlindjen

Shënohet viktima e tretë e aksidentit në Kavajë, i riu do të festonte sot ditëlindjen

15 May 2019 09:27

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në dalje të qyteti të Kavajës.

Pas Gentjan Belbës, 23 vjeç, dhe Lumturie Demrozi, 46 vjeç, ka ndërruar jetë edhe i riu 23 vjeçar Vilson Cara, i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen, por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targe AA 615 VO që për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës, mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerët.

Ndërkohë që vajza e viktimës Lumturie Demrozi, Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme