Një veturë godet tre persona në Kavajë, dy të vdekur Foto: Koha / Ilustrim

Një veturë godet tre persona në Kavajë, dy të vdekur

14 May 2019 23:33

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Kavajë. Raportimet paraprake flasin për dy të vdekur.

Sipas Top Channel, ka qenë një automjet tip Benz, që lëvizte me shpejtësi, ai që ka përplasur një grua me dy fëmijët e saj teksa po kalonin në rrugë. Ata u transportuan menjëherë për në spital për ndihmën e shpejtë.

Burime spitalore bëjnë të ditur se gruaja ka humbur jetën, sikurse edhe një nga të rinjtë që udhëtonin me automjetin shkaktar të aksidentit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e plota të ngjarjes. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave të tjerë të përfshirë në këtë aksident tragjik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme