Një muaj paraburgim të dyshuarit për shitje të drogës Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim të dyshuarit për shitje të drogës

14 May 2019 14:47

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Sh.K. për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftimin e kësaj gjykate bëhet e ditur se më 12 maj te i pandehuri janë gjetur gjashtë qese me substancë të dyshuar heroinë, në kohën sa ai po rrinte në një lokal në Pejë. Dyshohet se ai kishte qëllim të shiste ato.

Me rastin e bastisjes së shtëpisë së të pandehurit gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 64 paketime në qese plastmasi me substanca narkotike të llojit heroin të gatshme për shitje të paketuara në dy pako të mëdha të cigareve me mbishkrim “OSCAR”.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme