Policia arreston ferizajasin pasi i gjen në shtëpi armë, shpata... Foto: Koha

Policia arreston ferizajasin pasi i gjen në shtëpi armë, shpata...

14 May 2019 12:00

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pushkë gjuetie, një bajonetë, dy shpata, një pushkë ajrore, një palë dylbi, 148 fishekë kalibrash të ndryshëm, një boks hekuri dhe një shtizë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme