Policia lokalizon veturën e vjedhur në Prishtinë, kur afrohet i dyshuari e arreston Foto: Koha / ilustrim

Policia lokalizon veturën e vjedhur në Prishtinë, kur afrohet i dyshuari e arreston

14 May 2019 11:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara ka arritur që për pak orë të hënën të lokalizonte një veturë që ishte raportuar si e vjedhur.

Sipas njoftimit, në momentin që aty është afruar i dyshuari, i njëjti është arrestuar.

Te i dyshuari janë gjetur një shkrepëse, tetë thika, një kabelë.

Pas ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme