Një burrë dhe një e mitur të arrestuar për grabitje në Ferizaj Foto: Ilustrim

Një burrë dhe një e mitur të arrestuar për grabitje në Ferizaj

14 May 2019 08:57

Një burrë dhe një e mitur janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për grabitje, të ndodhur ditë më parë në këtë qytet.

Sipas një njoftimi nga policia, M.S. 27-vjeç dhe e mitura 17-vjeçare dyshohet se më 12 maj rreth orës 22:30 në rrugën “Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kishin ndaluar viktimën S.H. dhe nga ajo kishin grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale, ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje, ka njoftuar Policia.

Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës Sony.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, kurse për të miturën 24 orë dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme