Një muaj paraburgim burrit në Podujevë që dyshohet se rrahu gruan Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim burrit në Podujevë që dyshohet se rrahu gruan

13 May 2019 16:06

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S.B. që dyshohet se kishte kryer veprën penale “dhuna në familje”.

S.B. dyshohet se më 8 maj 2019 në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes I.A. duke e goditur në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret për caktim të masës së paraburgimit në mënyrë që të zhvillohet procedura penale pa pengesë në sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe në parandalimin e përsëritjes së veprës penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme