Tetë muaj burgim pasi kanosi me armë të birin

Tetë muaj burgim pasi kanosi me armë të birin

13 May 2019 14:55

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 euro .

I pandehuri R.M, akuzohet se më 16 prill 2019 në fshatin Jezercë, Komuna e Ferizajt, përkatësisht në oborrin e shtëpisë, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore djalit të tij Rr.M, ku pas një mosmarrëveshje mes tyre, nga brezi ka nxjerr revolen, ashtu që nga afërsia rreth 1deri 2 metra ka shtënë në drejtim të këmbeve të tij, me ç’rast me një predhë e godet në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme