Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Shtime

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, njofton se dje në Shtime, është raportuar nga një kalimtar i rastit, se është gjetur një trup i pa jetë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kishin konstatuar vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.