Kronikë

Arrestohen katër të dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Gjakovë nën dyshimin të kenë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion dhe marrje me prostitucion, transmeton Koha.net.

Arrestimi i N. A. (1976), femër, A. D. (1997) femër, T. P. (1974) mashkull dhe A. Th. (1979), mashkull, ka ndodhur të mërkurën, ndërsa me këtë rast janë sekuestruar 1 telefon Iphone 4, 1 telefon Nokia model RM-1133 dhe 550 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë, derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.