Kronikë

Arrestohen dy persona në Klinë pasi shtien me armë zjarri në drejtim të disa personave

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Dje rreth orës 23:00, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Klinë është njoftuar se disa persona të dyshuar janë duke shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të cilët ishin në vendin e punës në fshatin Dollc të Klinës.

“Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me viktimat të cilët kanë njoftuar lidhur me rastin dhe sipas tyre personat e dyshuar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një kompani. Gjatë të shtënave nga ana e të dyshuarve nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: G. G. i lindur me 1985 dhe R. I. i lindur me 1987.

“Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, për veprën ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në raport.