Policia dhe Dogana, operacion të përbashkët kundër kontrabandës me mallra Foto: Koha / ilustrim

Policia dhe Dogana, operacion të përbashkët kundër kontrabandës me mallra

22 February 2017 15:54

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) me datën 22.02.2017 i ka asistuar Doganës e Kosovës në një operacion kontrolli, nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me mallra’.

Operacioni policor i filluar në rajonin e Mitrovicës është zgjeruar edhe në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, gjegjësisht në 7 (shtatë) lokacione të ndryshme.

“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar katër shtëpi banimi si dhe objektet përcjellëse të tre personave të dyshuar si dhe tri subjekte afariste. Në këtë operacion policor nuk është arrestuar asnjë person”, thekson Policia, raporton Koha.net.

Operacioni është udhëhequr dhe realizuar nga Doganat e Kosovës, e asistuar nga DHKO-ja, ATK-ja dhe mbështetje kanë ofruar edhe njësitë policore: Njësia Speciale Operative (NJSO-ja) dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH-të) të DRP Mitrovicë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: një telefon celular, tri sim- kartela dhe disa dokumentacione të ndryshme që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme.

Po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe mall i padeklaruar.

Me procedura të mëtejme do të merren inspektorët nga ATK-ja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme