Kronikë

Plaçkitje e armatosur në Gjilan

Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte në vendin e tij të punës në një pompë të derivateve Gjilan, kanë hyrë dy të dyshuar, të maskuar, njofton Policia e Kosovës.

Ata, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 300 (treqind)euro.

Nuk raportohet për të lënduar.

Po dje, në fshatin Slivovë, në rrugë Prishtinë-Gjilan ka ndodhur po ahut në plaçkitje, transmeton Koha.net.

Viktima K-Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij në rrugën Prishtinë-Gjilan, është ndaluar nga një veturë në të cilën ishin tre persona të panjohur të cilët me forcë e kanë nxjerrë viktimën nga vetura dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë marrë telefonin.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.