7 vjeçari goditet me veturë në Brod, vdes rrugës për spital Foto: Koha / ilustrim

7 vjeçari goditet me veturë në Brod, vdes rrugës për spital

22 February 2017 15:51

Policia e Rajonit të Ferizajt njofton se në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Brod, ka humbur jetën një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Brod, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale I.H.( 39 vjeç), duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, godet këmbësorin R.H. (7 vjeç) i cili pëson lëndime serioze, raporton KP.

I lënduari dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë, ku nga personeli mjekësor është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme