Kronikë

Një person arrestohet për trafikim njerëzor dhe posedim droge në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili për dy net ka strehuar në një lokacion një femër me qëllim të shfrytëzimit seksual.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 1.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.