Konfiskohen mbi 11 kg marihuanë në Merdar

Konfiskohen mbi 11 kg marihuanë në Merdar

29 April 2019 11:55

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Pikë kalimin kufitar në Merdar ka konfiskuar mbi 11 kg substancë të dyshuar narkotike.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e antidrogës ka pranuar një informatë nga njësia mobile e Doganës se Kosovës, të cilët në Pikë kalimin kufitar në Merdar kishin ndaluar një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mbanë linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër europian.

Gjate kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valigjeve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë tri çanta ku në to kishte 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohje, ku në brendësi të tyre janë gjetur 11 paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11 kg e 65 gram.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e antidrogës, njësia K9 si dhe forenzika rajonale e Prishtinës e cila ka bere fotografimin, matjen dhe tërheqjen e dëshmive.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij autobusi ndalohet për një kontroll të detajuar, përderisa janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit.

Policia me njësitet kompetente është në proces të hetimit të rastit dhe identifikimit të të dyshuarit të involvuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme