Kronikë

Dhunë psikike, fizike e shtanazh ndaj familjes, arrestohet

Descriptive Text

Dje në Gjilan është arrestuar një person pas një mosmarrëveshje me familjarët e tij.

“Lidhur me rastin me datën 25.04.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën 10.03.2018 pas një mosmarrëveshje në familje ka përdorur dhunë psikike dhe fizike si dhe ka shantazhuar”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari deri më tani ka qëndruar jashtë shtetit. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.