Për katër muaj 14 raste të dhunës në familje në Istog

Për katër muaj 14 raste të dhunës në familje në Istog

Ilir Osmanaj 26 April 2019 08:11

Në sallën e Kuvendit Komunal të Istogut, të enjten është mbajtur takimi i radhës këtë vit i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), drejtuar nga kryetari i Komunës, Haki Rugova, shkruan sot “Koha Ditore”.

Siç njoftoi Zyra për informim e kësaj komune, në këtë takim është shqyrtuar raporti i Policisë së Kosovës dhe i KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë, parandalimi i terrorizmit dhe lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, si dhe dhuna në familje, mbrojtja e të drejtave të personave të cilët privohen nga të drejtat themelore.

Togeri Ramadan Gashi, nga Stacionit Policor në Istog, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe të sivjetme, të cilën e cilësoi si të qetë dhe të qëndrueshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara. “Ka një rënie të rasteve të raportuara.

Në këtë vit kemi 129 raste të raportuara apo 20 për qind më pak se vitin e kaluar. Deri më tani në Stacionin Policor në Istog janë raportuar gjithsej 129 raste, 6 aksidente trafiku dhe 2 persona të lënduar. Janë lëshuar 627 tiketa në trafik, 57 persona të arrestuar, 9 të ndaluar, janë konfiskuar 7 armë dhe kemi asistuar në 47 raste”, ka deklaruar Gashi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme