Një 35 vjeçare në Ferizaj bie nga kati i gjashtë i ndërtesës

Një 35 vjeçare në Ferizaj bie nga kati i gjashtë i ndërtesës

Agim Ademi Agim Ademi 25 April 2019 16:57

Ferizaj, 25 prill- Një 35 vjeçare për shkaqe të panjohura ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti të banimit përballë stacionit të Policisë së Kosovës në qytetin e Ferizajt.

Ajo përveç lëndimeve trupore ka arritur të shpëtojë e gjallë, ndërkohë stafi i Spitalit Rajonal në Ferizaj, pacienten e kanë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, e ka konfirmuar rastin për Kohën Ditore.

“Rreth orës 15: 30 të së enjtes, nga kati i gjashtë i banimit nga një ndërtesë banimi në Ferizaj, ka rënë në tokë një person i gjinisë femërore rreth 35 vjeçare. Shkaqet e kësaj ngjarje ende janë të panjohura. Fillimisht i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Ferizajt dhe më pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë me shenja jete”, ka thënë Gashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme