Kronikë

Dy gra bëhen për spital, arrestohet një burrë në Prizren

Descriptive Text

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një burrë në Prizren nën dyshimin se u ka shkaktuar lëndime të mëdha trupore dy grave, që kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 23 prill rreth orës 21:30, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarën femër K/Shqiptare kanë sulmuar fizikisht dy viktima femra K/Shqiptare, të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.