Kronikë

Rrah bashkëshorten, arrestohet një burrë në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Në Fushë Kosovë pardje është arrestuar një burrë me dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës bën të ditur se sulmi ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje verbale, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare, e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën e PK-së.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.