Plagosje me armë në Prishtinë, sulmuesi në arrati Foto: Ilustrim

Plagosje me armë në Prishtinë, sulmuesi në arrati

24 April 2019 22:40

Një person është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” ne Prishtinë. Ky person është plagosur me armë zjarri, derisa sulmuesi është identifikuar por mbetet në arrati.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, (sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut për jetë) ndërkohë që personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e Policisë”, ka thënë Ahmeti, për Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme