Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka arrestuar të pandehurin A.Sh, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
Sipas Prokurorisë, “i pandehuri A.Sh, në cilësinë e personit zyrtar, laborant në Laboratorin e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ashtu që gjatë orarit të rregullt të punës në spital nuk u ka shërbyer pacienteve të cilët kanë kërkuar shërbim në Laborator, sipas udhëzimeve të mjekëve por, të njëjtit i ka dërguar për analiza në laboratorin e tij privat që gjendet në Gjakovë”.
Me këto veprime, Prokuroria thotë se i pandehuri A.Sh, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
Me vendim të Prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
-
24 prill 2019 15:57
-
Shpërndaje në: