Kronikë

Të shtëna armësh në Podujevë

Foto: Ilustrim

Mbrëmë në Podujevë përkatësisht në fshatin Sibovc të Podujevës ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.

Sipas informatave të para të policisë, persona të panjohur kanë gjuajtur me armë në drejtim të një veture.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 e 30 në fshatin Sibovc, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës. Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim, ndërkohë që hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje”, ka thënë Ahmeti.