Dy të rinj humbin jetën tragjikisht në Itali, vajza shqiptare nga Durrësi

Dy të rinj humbin jetën tragjikisht në Itali, vajza shqiptare nga Durrësi

23 April 2019 21:10

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e së hënës në Pordenone të Italisë, viktimë e së cilës mbetën dy të rinj.

Viktimat, sipas medieve italiane, janë 16-vjeçarja Elisa Pitussi, me origjinë nga qyteti i Durrësit dhe Catalin Fendic, një 19-vjeçar me origjinë nga Maroku, të dy rezidentë në Spilimbergo.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00, në një rrugë mes Spilimbergo dhe San Giorgio della Richinvelda.

19-vjeçari humbi kontrollin e veturës në rrethana ende të paqarta dhe doli jashtë rrugës, duke përfunduar në një kanal vaditës. Dy të rinjtë humbën jetën në vendngjarje, pavarësisht se në ndihmë të tyre shkoi edhe një helikopter.

Image

Ata që dhanë alarmin ishin dy miq të të rinjve, që udhëtonin para tyre me një tjetër veturë.

Duke qenë se Pitussi dhe Fendic nuk po mbërrinin, ata i morën fillimisht në telefon. Por kur asnjë prej tyre nuk u përgjigj, ata vendosën të ktheheshin pas me veturë, për të zbuluar kështu tragjedinë që kishte ndodhur.

Një prej tyre u përpoq që t’u vinte në ndihmë të rinjve, por rrymat e forta të ujit nuk e lejuan. Mësohet se edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e vështirë për shkak se presioni i fortë i ujit nuk i lejonte të hapnin dyert e veturës./tvklan.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme