Kronikë

Kërcënime me armë për mosmarrëveshje pronësore në Podujevë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Majac të Podujevës pasi kanë kërcënuar me armë automatike dy persona tjerë shkaku i mosmarrëveshjeve pronësore.

Dy viktimat, siç raporton Policia, kanë qenë duke punuar në arën e tyre në momentin e kërcënimit me armë.

Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike-kallashnikov me karikator, 9-fishekë cal-7.62, dhe një armë të ftohët-thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.