Nën kërcënim të armës grabitet një market në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Nën kërcënim të armës grabitet një market në Prishtinë

21 April 2019 12:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është grabitur një market në Prishtinë, ku një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënim të armës nga arka i ka grabitur një shumë parash.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.

Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme