Lëndohen katër persona në aksident në Zahaq Foto: Ilustrim/Koha

Lëndohen katër persona në aksident në Zahaq

21 April 2019 10:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur të dielën në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Zahaq.

Sipas njoftimit, në aksident ishin të përfshira dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMW’.

Tre nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë janë liruar për në shtëpi, ndërsa një nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë, transmeton Koha.net.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme