Arrestohet pasi kanosë me armë një person Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet pasi kanosë me armë një person

20 April 2019 17:30

Policia e Kosovës ka atestuar një person në Deçan pasi dyshohet të ketë kanosur viktimën me një armë të gjatë.

Policia njofton se paraditen e së shtunës,  derisa viktima së bashku me një person po kalonte me veturë përmes rrugës ’Shani Hadergjonaj’ në Deçan, aty ishte duke i pritur një person i dyshuar me veturë të ndaluar anash në rrugë.

Sipas viktimës i dyshuari në dorë mbante një armë të gjatë ku thuhet të ketë dalë para veturës së viktimës duke i ndaluar,  e më pas i është afruar tek dritarja dhe e ka  kanosur me armë.

Njoftohet se gjatë kohës sa viktima ishte duke u larguar, ka dëgjuar tri të shtëna me armë zjarri.

Policia është njoftuar, menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari F.K. lindur vitin 1987 të cilit i është konfiskuar edhe arma gjysmëautomatike me municion të cal.7.62x39 që e ka përdorur në ketë rast. 

Po ashtu gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur tek i dyshuari edhe provat tjera që i kishte larguar nga vendi i kryerjes së veprës.

 Sipas njoftimit, të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorit e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, për veprën ‘Përdorim i mjetit të rrezikshëm’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme