Kronikë

Barten për në gjykatë dy të dënuar me të njëjtin automjet, suspendohet një zyrtar

Barten për në gjykatë dy të dënuar me të njëjtin automjet, suspendohet një zyrtar

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se autoritetet brenda këtij shërbimi me të kuptuar se të dënuarit, Sh.M dhe B.K të cilët vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë janë transportuar në të njëjtin automjet për në gjykatë, menjëherë ka ndërmarrë masa duke e suspenduar zyrtarin përgjegjës për organizimin e këtij transportimi, deri në përfundim të hetimeve.

“SHKK njofton opinionin publik se, autoritetet brenda SHKK-së, me të kuptuar se të dënuarit, SH.M dhe B.K, të cilët vuajnë dënimin në BSL, janë transportuar në të njëjtin automjet për në gjykatë, menjëherë ka ndërmarr masa duke e suspenduar zyrtarin përgjegjës për organizimin e këtij transportimi, deri në përfundim të hetimeve. Edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë, automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre. Pas gjithë kësaj ne mbetemi të përkushtuar që secilin rast të raportuar ta hetojmë dhe ta zbardhim deri në fund”, thuhet në njoftim.