Agani: Jam subjekt i drejtësisë selektive Foto ilustrim

Agani: Jam subjekt i drejtësisë selektive

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 19 April 2019 06:22

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në seancën e fundit gjyqësore për akuzat e njohura si “pazari me zemër” në rastin “Stenta”, ka thënë të jetë plotësisht i pafajshëm.

Marrëveshja për trajtim të pacientëve me problem të zemrës në spitalet private, kur ato nuk kryheshin në QKUK, sipas Aganit, janë bërë për të shpëtuar jetë e jo për interes financiar të dikujt, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë dhënies së fjalës përfundimtare në rastin “Stenta 1”, të akuzuarit Ferid Agani dhe ish-sekretari i MSh-së, Gani Shabani, kanë mohuar përgjegjësinë penale për këtë rast.

Agani gjatë fjalës së tij ka thënë se drejtësia është treguar selektive me të. Ka ngritur pyetje retorike se pse të tjerët ministra që kanë udhëhequr me shëndetësi, para dhe pas tij, nuk janë akuzuar për të njëjtin rast, edhe pse referimi i pacientëve është bërë në mandatet e shumë ministrave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme