Dënohet me 1 vjet burgim për trafikim me njerëz Foto: Koha

Dënohet me 1 vjet burgim për trafikim me njerëz

18 April 2019 15:47

Gjykata Themelore në Gjakovë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.B. për veprën penale, “Trafikimi me njerëz” nga neni 139 par.5 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I akuzuari F.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili dënim duhet të ekzekutohet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. I akuzuari është obliguar që të paguajë shpenzimet procedurale si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit”, thuhet në komunikatë.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit F.B., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i akuzuari ka përdorur dhe ka siguruar shërbime seksuale me persona për të cilët ka qenë në dijeni se janë viktima të trafikimit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme