Kronikë

E raporton në polici motrën se po mbanë armë në dorë

Foto: Koha / ilustrim

Dje në Podujevë, është arrestuar e më pas liruar një grua për mbajtjen e një arme.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se motra e tij e dyshuara femër K/Shqiptare, është parë në oborrin e shtëpisë së tij me një armë –revole në dorë. Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta” me katër (4) fishekë kal.7.65 mm”, thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.