Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Ferizaj Foto: Koha / ilustrim

Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Ferizaj

16 April 2019 13:54

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se pas një pune hetimore intensive ka arrestuar katër nga pesë personat e dyshuar për grabitjen e së dielës, 14 prillit, në një pikë karburanti në magjistralen Ferizaj – Shkup.

Sipas njoftimit, të arrestuarit janë: G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M..

Ata dyshohet se si grup, të maskuar dhe nën kërcënim të thikave, kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave në pikën e karburanteve “IT-Petrol” në Ferizaj.

Prokuroria ka njoftuar se me vendim të prokurorit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e sipër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme