Vidhen pajimet e sigurisë në memorialin “Ibrahim Rugova” në Istog Foto nga arkivi

Vidhen pajimet e sigurisë në memorialin “Ibrahim Rugova” në Istog

16 April 2019 09:51

Një vjedhje e pajimeve të sigurisë në brendinë e objektit të memorialit “Ibrahim Rugova” në Istog është raportuar në Policinë e Kosovës të hënën në mëngjes.

Sipas raportit 24-orësh, një punëtor i një kompanie ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda objektit dhe nga aty kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit.

Në raport nuk është theksuar vlera e dëmit, veçse vepra cilësohet si vjedhje e rëndë.

“Istog 15.04.2019 – 10:20. Një mashkull K/Shqiptar punëtor i një kompanie ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të memorialit ‘Ibrahim Rugova’ dhe nga aty kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme