Arrestohet personi i dyshuar për veprën penale “Detyrim” Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet personi i dyshuar për veprën penale “Detyrim”

15 April 2019 14:33

Me datë 7 prill 2019, pranë stacionit policor Pejë është iniciuar rasti i veprës penale ‘Detyrim’, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, viktima ka raportuar se personi i dyshuar D.B. i lindur (1991) m/k/sh, kishte kërkuar shumë të konsiderueshme të hollash kinse djali i viktimës i detyrohet të dyshuarit dhe nëse nuk ia jep shumën e caktuar, do t’i dëmtojë pronën-shtëpinë e viktimës.

Pas kësaj policia ka zhvilluar hetime dhe ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por ai nuk iu ka paraqitur policisë duke iu shmangur arrestimit.

Pas tetë ditësh , sot më 15 prill hetuesit e stacionit policor në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit kanë planifikuar arrestimin e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij.

Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit – Prokuroria themelore në Pejë, dhe më urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme