Në Ferizaj grabitet një pompë e naftës Foto: Driton Paçarada / Koha

Në Ferizaj grabitet një pompë e naftës

14 April 2019 12:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Shkup-Ferizaj, tre persona të panjohur me maska, kanë grabitur një shumë të parave nga një pompë e derivateve të naftës.

Rastin në polici e ka lajmëruar punëtori i kësaj pompe derisa njoftohet se i njëjti është kërcënuar me thikë mirëpo nuk ka pësuar lëndime trupore.

Policia thotë se rasti mbetet nën hetime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme