Ia thyejnë veturën, e marrin çantën me dokumente udhëtimi dhe stoli ari Foto: Ilustrim

Ia thyejnë veturën, e marrin çantën me dokumente udhëtimi dhe stoli ari

14 April 2019 12:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës viktimës femër, me ç’rast kanë vjedhur një çantë krahu ku në të kishte pasaportën amerikane, atë të Kosovës, stoli ari dhe bizhuteri.

Rasti ka ndodhur në parkingun e një restoranti në Fushë Kosovë, ndërsa sipas policisë rasti mbetet nën hetime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme