Kronikë

Paraburgim për shoferin që shkeli udhëtarin dhe iku

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin E.B. i cili kishte goditur me veturë viktimën E.C. e më pas ishte larguar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Selman Lajqi” në Pejë, ku viktima kishte ndërruar jetë pas goditjes së marrë.

I pandehuri kishte goditur E.C. me pjesën e përparme të veturës duke e hedhur 4 metra jashtë rrugës

Sipas njoftimit të dërguar nga Gjykata, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”, dhe veprën penale “ Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.