Digjen 4 vetura në Pogradec

Digjen 4 vetura në Pogradec

14 April 2019 10:32

Një veturë është djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starovë, rreth orës 02:00, transmeton tch.
Mësohet se mjeti i djegur është një Benz në pronësi të shtetases me inicialet V.S.

Veç këtij automjeti janë djegur pjesërisht edhe tre automjete të tjera. Mjetet ishin të parkuara brenda një karburanti.

Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar djegien e automjetit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme