Kronikë

Gjendet e vdekur një 21 vjeçare në lumin Erenik në Gjakovë

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, më saktësisht në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në lumin Erenik rreth orës 7 të mëngjesit është gjetur një trup i një vajze pa shenja jete.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në rajonin e Gjakovës, Kolonel Ahmet Hasi, ka konfirmuar për Koha.net se bëhet fjalë për një vajzë të moshës 21 vjeçare.

Hasi ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë bashkë me prokurorin dhe njësitë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore me ç’rast mjeku kryesor e ka konfirmuar vdekjen e saj.

Vdekjen e kanë konstatuar si “vdekje e dyshimtë” ndërkaq shkaqet e shumta të vdekjes së saj janë duke u hetuar.