Kronikë

Dy tentime vrasjesh në Gjilan

Descriptive Text

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy vrasje në tentativë në Gjilan.

Sipas raportit policor, njëra ka ndodhur dy ditë më parë në Viti, ku dy të dyshuar kanë përdorur mjete të forta për të sulmuar një tjetër mashkull.

Personi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Avdulla Presheva”, ku gjithashtu një mashkull duke përdorur mjete të forta ka sulmuar fizikisht një mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor , ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati.

Policia është nën hetime për të zbardhur rastin.