Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar një burrë nga komuniteti egjiptian, nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.

Sipas njoftimit, pas lëshimit të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar, i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit, transmeton Koha.net.

Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”.