Kronikë

Një i arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Gjakovë të hënën pasi kishte kryer dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit nga policia, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.