Kronikë

Arrestohet pasi sulmon policin në Mitrovicë

Descriptive Text

Një serb është arrestuar në rrugën e Kollashinit në Mitrovicë të hënën pasi kishte sulmuar një polic gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit nga policia, polici ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se i dyshuari kishte kryer veprën në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.