Kronikë

Duke gërmuar për të nisur një ndërtesë në Lipjan, hasin në mbetje mortore

Dy persona kanë raportuar në Policinë e Kosovës se në vendin ku kishin gërmuar për të nxjerrë dheun për ndërtimin e një ndërtese në Lipjan, kishin hasur në mbetje mortore.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe kanë marrë mbetjet mortore.

Rasti është duke u hetuar.